Gjilan: Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Gjilan: Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se, pas veprimeve hetimore, ka ndaluar pesëmbëdhjetë persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që lidhen me mashtrimin kompjuterik dhe keqpërdorimin e kartelave bankare. Të ndaluarit dyshohet se gjatë periudhës janar – tetor 2024 në komunën e Vitisë kanë vepruar në mënyrë të organizuar për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme pasuri përmes ndërhyrjes në sistemin kompjuterik të një institucioni bankar. Sipas Prokurorisë, ata kanë shfrytëzuar një hapësirë kohore prej 15 sekondash gjatë sinkronizimit të transaksioneve mes shërbimeve bankare online dhe automatëve për para për tërheqjen e shumave të ndryshme të...
Burimi: Sot.com.al