Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjermania regjistron ditën më të nxehtë të vitit, temperatura arrijnë deri në 38 gradë
Gjermania po përballet sot me ditën më të nxehtë të vitit deri më tani, me temperatura që arrijnë deri në 38°C në rajonet perëndimore dhe jugperëndimore. Sipas Shërbimit Federal Meteorologjik, nxehtësia ekstreme është përqendruar kryesisht në zonën e Rinit, ku pritet të regjistrohen temperaturat më të larta. Në pjesë të tjera të vendit, termometri pritet të shënojë nga 30 deri në 35°C, ndërsa vetëm në zonat bregdetare dhe malore temperaturat do të qëndrojnë nën 30°C. Meteorologët paralajmërojnë edhe për lagështi të lartë gjatë natës, çka e vështirëson freskimin, si dhe për rrezik të lartë zjarresh në pyje në lindje dhe...