Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak
Gjermania është duke hartuar një ligj të ri për të rregulluar konceptin e shërbimit ushtarak. Përveç dispozitave për rroga më të mira dhe detyrimit për t’u ofruar akomodim më të rehatshëm ushtarëve, prjektligji i ri përmban edhe një dispozitë mbi shërbimin ushtarak. Por, siç shpjegon ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD), kjo pjesë duhet të aktivizohet vetëm nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë. Kjo ide mbështetet edhe nga politikanë të Unionit (CDU/CSU). Marrëveshja e koalicionit e CDU-së, CSU-së dhe SPD-së thotë se “do të krijohet një shërbim i ri ushtarak tërheqës, i cili fillimisht do të jetë vullnetar”. Ligji që po hartohet, tha socialdemokrati në...