Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Gjermania, plane për zgjerimin e rrjetit të bunkerëve nga frika e një sulmi rus
👁5736
Gjermania po harton plane për të zgjeruar me shpejtësi rrjetin e saj të bunkerëve dhe strehimoreve për mbrojtje ndaj bombardimeve. Lajmi është bërë i ditur nga Ralph Tiesler, drejtori i Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën në Rast Katastrofash (BBK), i cili paralajmëroi se shteti gjerman duhet të jetë i përgatitur për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme. Tiesler theksoi se ekonomia më e madhe e Evropës duhet ta përballë realitetin e rrezikut të konfliktit, duke nënvizuar se Gjermania, në gjendjen aktuale, nuk është e përgatitur siç duhet. “Prej shumë kohësh, në Gjermani ka mbizotëruar bindja...