Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjermania notë verbale Shqipërisë: Njoftoni 10 ditë para për takimet elektorale me emigrantët
👁2580
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve se qeveria gjermane ka dërguar një note verbale ku bën me dije se për çdo takim elektoral në territorin e këtij shteti duhet njoftuar 10 ditë më parë. Sipas Berlinit zyrtar, vetëm nëse miratohet kërkesa nga autoritetet federale, mund të zhvillohet takimi me votuesit shqiptarë. Takime elektorale muajt e fundit kanë zhvilluar në qytete të ndryshme gjermane vetëm deputetët dhe asnjë nga liderët e partive që garojne mes tyre në 11 Maj. Nota verbale vlen për të gjitha subjektet politike.