Gjermania në alarm/ Rrjetet energjitike janë në shenjestër, hetohet skenari i frikshëm

Gjermania në alarm/ Rrjetet energjitike janë në shenjestër, hetohet skenari i frikshëm

Një sulm misterioz ndaj infrastrukturës energjetike ka ndezur alarm në Gjermani dhe ka hapur një hetim me përmasa shumë më serioze se një akt i zakonshëm vandalizmi. Në nënstacionin elektrik Turnow-Preilack, në Brandenburg, autoritetet zbuluan më shumë se 20 pajisje të vendosura rreth instalimit. Sipas raportimeve të Bild, ato ishin përgatitur në mënyrë të posaçme dhe dyshohet se kishin një objektiv të qartë: dëmtimin e linjave të tensionit të lartë. Disa prej pajisjeve arritën të prekin linjat dhe shkaktuan dëmtime në infrastrukturë. Por ajo që ka tronditur më shumë hetuesit është mënyra se si ishte përgatitur operacioni. 20+ PAJISJE DHE NJË PLAN I KOORDINUAR? Në vendngjarje u gjetën edhe mekanizma kohorë, duke ngritur dyshimin se pajisjet mund të ishin aktivizuar në mënyrë të koordinuar, pa...