Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë

Në Këln të Gjermanisë janë zbuluar tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore. Bombat u zbuluan rastësisht pas punimeve në pranë uzinës Deutz. Për shkak të rrezikut të mundshëm, rreth 20,000 banorë dhe punonjës janë evakuuar nga një zonë me rreze 1,000 metra nga vendi ku u gjetën bombat, duke përfshirë spitale, shtëpi pleqsh, shkolla, kopshte, muze, rrugë tramvaji dhe tri ura mbi lumin Rajn. Edhe stacioni i transmetimeve RTL është mbyllur, pasi ndodhet brenda zonës së evakuimit. Dy prej këtyre bombave peshojnë 1,000 kg secila, ndërsa tjetra 500 kg. Të gjitha janë prodhim amerikan dhe janë të pajisura me fishekë...
Burimi: Opinion.al