Gjermani/ Vetëm 16% e të rinjve do të luftonin për vendin

Gjermani/ Vetëm 16% e të rinjve do të luftonin për vendin

Gjermania dëshiron të ndërtojë, sipas kancelarit Friedrich Merz, ushtrinë më të fuqishme konvencionale në Evropë. Por, a do të ketë ushtarë për ta mbështetur këtë ambicie? Me sa duket jo, sipas një sondazhi të ri të realizuar për rrjetin RND. Sipas sondazhit, vetëm 16% e të rinjve në moshë për rekrutim janë të gatshëm të marrin armët për të mbrojtur Gjermaninë pa hezitim në rast lufte, ndërsa 22% thonë se 'ndoshta' do ta bënin këtë. Megjithatë, shumica dërrmuese, 59% nuk janë të gatshëm të mbrojnë Gjermaninë me armë në rast sulmi. Kjo përqindje rritet në 72% tek gratë, sipas Deutsche Welle. Ndërkohë, më shumë se një në katër gjermanë, afërsisht 27%, e konsiderojnë 'të mundshme' apo ‘shumë të mundshme’ një sulm ushtarak ndaj Gjermanisë nga një...