Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malësi të Madhe, ku dy efektivë të Policisë kanë mbetur të plagosur me thikë gjatë ndërhyrjes për ndalimin e një shtetasi gjerman. Gjithçka ka nisur pas denoncimit të një 27-vjeçari, i cili ka pretenduar se një drejtues automjeti i kishte hedhur benzinë mbi makinën e tij, gjatë udhëtimit nga Hani i Hotit drejt Shkodrës. Policia ka lokalizuar automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan, por gjatë ndërhyrjes 47-vjeçari gjerman ka refuzuar të identifikohet dhe sipas uniformave blu, ka goditur me thikë dy efektivë. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa autori i dyshuar është neutralizuar dhe shoqëruar në komisariat. Njoftimi i plotë i Policisë: Rreth orës 17:30, në sallën operative të DVP Shkodër, ka njoftuar shtetasi...
Burimi:
javanews.al