Burimi:
Opinion.al

Gjermani: Pritet rritja e barrës për sigurimet shoqërore
👁4319
Sipas vlerësimeve të Institutit Ekonomik Gjerman (IW) koalicioni i ardhshëm i partive konservatore CDU/CSU dhe i socialdemokratëve “pritet të përballet me vështirësi serioze financiare”.Jochen Pimpertz, ekspert për taksat dhe çështjet sociale pranë IW-së, bëri të qartë në një intervistë me agjencinë gjermane të shtypit DPA në Berlin se kontributet për sigurimet shoqërore për punonjësit dhe punëdhënësit në Gjermani kanë arritur që tani nivelin 42.3 për qind të të ardhurave. Duke iu referuar të dhënave të mbledhura dhe analizuara nga instituti privat i kërkimit IGES Pimpertz tha se për vitet e ardhshme kontributet për sigurimet shoqërore parashikohet të rriten në thuajse 46 për qind...