Gjermani/ Makina përplas një grup nxënësish të shkollës fillore, katër të plagosur

Gjermani/ Makina përplas një grup nxënësish të shkollës fillore, katër të plagosur

  Tre fëmijë dhe një i rritur u plagosën kur një makinë doli nga rruga dhe goditi një grup nxënësish që po ecnin në trotuar në Hirth , Këln. Sipas policisë fëmijët ishin në klasën e katërt dhe ndërsa rrethanat e sakta të incidentit mbeten të paqarta. ‘Nuk ka prova për një akt të qëllimshëm’, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se shoferi i makinës është 20 vjeç. Dy helikopterë shpëtimi dhe katër ambulanca morën pjesë në operacion dhe zona mbetet e rrethuar.
Burimi: Syri.net