Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gjermani: Kush është zëvendëskancelari Lars Klingbeil?
👁4704
Të hënën (4.05.2025) e kësaj jave Lars Klingbeil, bashkëkryetari i Partisë Socialdemokrate (SPD), del në ish-gazometrin e një ish-kompleks industrial në Berlin përpara 500 të ftuarve dhe gazetarëve. Ata të gjithë duan të jenë të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me konservatorët krsitiandemokrat/kristiansocial (CDU/CSU). Klingbeil u drejtohet me fare pak fjalë të pranishmëve: “Kjo qeveri duhet të jetë e suksesshme. Ajo duhet t’ia dalë me një frymë ekipi, me guxim për ndryshime dhe me më shumë besim tek qytetaret dhe qytetarët.” Ai shton gjithashtu, se besimi krijohet me vepra dhe jo me deklarata. Kjo ishte. Vula e Klingbeil-it në listën...