Burimi:
Syri.net

Gjermani/Koalicioni qeverisës CDU-SPD zotohet se do të kundërshtojë zgjerimin e BE-së
👁9612
Nuk do të ketë zgjerim të mëtejshëm të BE-së ndërkohë që blloku ruan parimin e unanimitetit, thuhet në marrëveshjen e koalicionit gjerman Marrëveshja midis konservatorëve dhe socialdemokratëve gjermanë, e arritur javën e shkuar, përcakton se qeveria e tyre e koalicionit do të kundërshtojë zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Europian përveç nëse blloku heq dorë nga parimi i unanimitetit. Unioni Kristian Demokrat (CDU), i qendrës së djathtë, së bashku me partinë e tij simotër bavareze, Unionin Kristian Social (CSU), nënshkruan marrëveshjen e koalicionit me Partinë Socialdemokrate (SPD) me 9 prill. Në dokumentin me më shumë se 140 faqe, vetëm katër fjali...