No Image Available

Gjermani/ Evakuimi më i madh në Këln pas Luftës së Dytë Botërore, shkak tri bomba të pashpërthyera

Në qytetin gjerman të Këlnit po zhvillohet një evakuim masiv, më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore, për shkak të zbulimit të tri bombave të pashpërthyera të hedhura nga forcat aleate rreth 80 vjet më parë. Rreth 20,000 banorë dhe punonjës po detyrohen të largohen nga shtëpitë, bizneset dhe institucionet e tyre, ndërsa evakuimi prek edhe spitalet, shkollat, kopshte, muze dhe pjesë të rëndësishme të infrastrukturës së qytetit, përfshirë edhe tre ura kryesore mbi lumin Rajn. Për të garantuar sigurinë, trafiku hekurudhor është pezulluar ose devijuar, ndërsa shërbimet e transportit publik, si tramvajet, janë ndërprerë. Edhe transmetuesi lokal...
Burimi: Syri.net