Gjergj Luca, në Peshtan, në fshatin e Mero Bazes, në këtë nyje të historisë dhe të shpirtit jugor

Gjergj Luca, në Peshtan, në fshatin e Mero Bazes, në këtë nyje të historisë dhe të shpirtit jugor

Pas një kohe të gjatë që kishte munguar në daljet publike, sipërmarrësi i njohur dhe filantropi i spikatur Gjergj Luca rikthehet sërish me një shfaqje të fortë simbolike, duke e kthyer vëmendjen kah një prej perlave të Jugut shqiptar. Ndalesa e tij këtë herë është në Peshtan, një fshat që nuk është thjesht një pikë në hartë, por një nyje e historisë dhe e shpirtit jugor. Peshtani ndodhet aty ku puqen rrugët dhe frymët e Gjirokastrës, Përmetit dhe Tepelenës – një trekëndësh ku natyra nuk është vetëm peizazh, por edhe kujtesë, ku çdo gur flet, çdo lumë rrjedh me tinguj epikë dhe çdo mal mban mbi supe një këngë legjendash. Luca, i njohur për mënyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh të papritur për të...