Burimi:
Kohajone.com

Gjergj Luca: “Amanetin për “Shqipërinë Madhështore” do ta çojmë deri në fund, shoku Enver!”
👁10349
Sipërmarrësi Gjergj Luca vazhdon të jetë një spektakël më vete në skenën publike, sidomos tani që motorët e politikës janë ndezur në regjim fushate, ndërsa afrohet 11 maji i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Me mënyrën e tij të shpenguar e ironike të të shprehurit, Luca shfaqet jo si një komentues i zakonshëm, por si një “lajmërues apokalipsi” që thumbon politikën me një buzëqeshje të ngjeshur pas batutës. Këtë herë, skena është një mural ku Sali Berisha, me gjithë artin e karikaturës, është paraqitur si një oktapod që ka mbërthyer në tentakulat e tij jo vetëm strukturat e Partisë Demokratike, por...