Gjergj Balsha, Bushatllinjtë dhe pashallarët, një përshkim i historisë që nga viti 1380

Gjergj Balsha, Bushatllinjtë dhe pashallarët, një përshkim i historisë që nga viti 1380

Nga:Astrit LULUSHI Më 1389, Serbia ra nën perandorinë osmane. Në atë kohë, Gjergj Balsha, dhëndër i mbretit serb Lazar, ishte princ i Malit të Zi. Në principatën e tij përfshiheshin të gjitha territoret shqiptare në veri të lumit Drin, si dhe pjesa jugore e Hercegovinës e bregu i detit nga Raguza deri në Durres. Balshajt rridhnin prej një familjeje nga Baux, fshat në jugperëndim të Francës. Ata ishin vendosur në bregdetin shqiptar dy a tri breza para betejës së fushë Kosovës, shkruante Charles du Cange në vitet 1600, në Historinë e perandorisë bizantine.Dhe libri i tij është një nga burimet më të cituara nga Eduard Gibons, historian britanik i shkekullit XVIII. Sipas tij, Dukange është udhërrefyesi më i pagabueshëm i historisë së mesjetës. Pra më...