Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Gjenetika konfirmon afrinë e etruskëve me romakët
Etruskët janë një entitet i historisë që ka mbetur në errësirën e enigmës që qarkon origjinën e tyre si popull, si gjuhë dhe si qytetërim. Etruskët ishin fqinjë të romakëve në gadishullin italik, u dhanë atyre shumëçka nga qytetërimi i vet, por është dokumentuar se gjuha e tyre, ende e padeshifruar plotësisht, nuk i përkiste grupit të gjuhëve indo-europiane. Kjo mospërputhje prish rendin e rindërtimit historik ku gjuha pajtohet me qytetërimin. Mirëpo në rastin e etruskëve enigma do të vijojë të mbetet lëndë e parë. Një studim i fundit me autorë nga disa vende si Gjermania, Italia, SHBA, Danimarka dhe Britania e Madhe tregon se etruskët kanë afëri të mëdha genetike me latinët e gadishullit italik. Ky përfundim erdhi pas shqyrtimit të 82 kadavrave antike nga Italia...