Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Gjendja agrare në Arbëri sipas burimeve bizantine
Nga Dr. Sc. Pajazit Hajzeri1 Abstrakt Punimi “Gjendja agrare në Arbëri sipas burimeve bizantine” është një temë e cila sjell ndër vete disa probleme të përgjithshme si të ekonomisë, shoqërisë, pronës etj, në trevat Iliro – Arbërore. Të dimë për gjendjen ekonomike në Arbëri gjatë mesjetës, duhet t’i referohemi kryesisht burimeve bizantine dhe tek autorët bizantinë që flasin për Shqipërinë, duke mos lënë anash as autorët e sotëm që me një punë shumëvjeçare kanë zbardhur shumë dokumente që japin të vërtetën mbi autoktoninë shqiptare në trevat ilire. Edhe në Arbëri gjendja politike, ekonomike, shoqërore dhe agrare ishte pothuajse e njëjtë me pjesët e tjera të Perandorisë Bizantine, mirëpo përparësi e zhvillimit ekonomik të trevave shqiptare ishte se, ato ishin urë lidhëse në mes Lindjes dhe Përendimit, kishin...