Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit, ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit

Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit, ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit

Kosova E Martë, 29 Korrik 2025 16:55 Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë gjetur trupin e pajetë të 33-vjeçarit në Liqenin e Ujmanit, i cili ishte zhdukur dy ditë më parë. FSK bën të ditur se operacioni është zhvilluar në koordinim me Policinë e Kosovës, misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave. “Trupi u është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e FSK në faqen zyrtare në Facebook. Po ashtu bëhet e ditur se operacioni është realizuar me urdhër të komandantit të FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari. Njoftimi...