Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në Velipojë, dyshohet se…

Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në Velipojë, dyshohet se…

Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Velipojë. Viktima u gjet rreth orës /8:30 në një kasolle. Nga veprimet paraprake dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak. “Informacion paraprak/Rreth orës 08:30, në Velipojë, është gjetur pa shenja jete, në një kasolle, shtetasi P. P., 47 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel