Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në Velipojë, detajet e para
Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një kasolle në Velipojë. Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak. “Rreth orës 08:30, në Velipojë, është gjetur pa shenja jete, në një kasolle, shtetasi P. P., 47 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.