Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se është pickuar nga…
Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, në fshatin Nënmavriq në Shkodër. Sipas uniformave blu mësohet se 47-vjeçari me iniciale Z.V e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët. “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i shtetasit Z. V., 47 vjeç. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët. Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit”, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Opinion.al