Gjendet pa jetë i moshuari në një përrua në Elbasan

Gjendet pa jetë i moshuari në një përrua në Elbasan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një person i moshuar është gjetur i pajetë në zonën e përroit të Zaranikës. “Në lagjen “Dyli Haxhire”, ka humbur jetën, në rrugë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi N. Sh., 78 vjeç.Trupi i pajetë është dërguar në morg, për kryerjen e ekspertizës. Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.
Burimi: Kohajone.com