Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjendet një trup i pajetë tek ura e Drinit në Kukës
Trupi i pajetë i një personi është gjetur pranë urës së Drinit të zi në Kukës. Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se, trupi i një mashkulli, pa shenja dhune është parë nga kalimtarët që kanë njoftuar uniformat blu. Kukës/ Informacion paraprak Rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftim se pranë ‘Urës së Drinit të Zi’ është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë...