Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjendet një trup i pajetë pranë zonës së ish-Metalurgjikut në Shkumbin, dyshimet e para
Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar lokal. Policia ka rrethuar zonën dhe për nxjerrjen e kufomës po kërkohet ndihma e polumbarëve. Viktima është zbuluar në rrjedhën e lumit Shkumbin, pranë zonës së Katundit të Ri. Trupi është konstatuar rastësisht nga një peshkatar amator i cili njoftoi menjëherë banorët përreth dhe më pas autoritetet. Sipas burimeve nga vendngjarja, kufoma ndodhet aktualisht në zonën pranë ish-Metalurgjikut, një territor i vështirë për t’u arritur dhe me qasje të kufizuar. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar perimetrin, duke ndaluar...