Gjendet një trup i dekompozuar në Kolonjë, dyshohet se ka qëndruar për 6 muaj afër stacionit elektrik

Gjendet një trup i dekompozuar në Kolonjë, dyshohet se ka qëndruar për 6 muaj afër stacionit elektrik

Një trup i dekompozuar është gjetur në fshatin Shtikë të Kolonjës. Sipas burimeve, nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës mësohet se nuk konstatohen dëmtime që mund të jenë shkaktuar nga faktorë të jashtëm. Mendohet se trupi ka rreth 6 muaj aty, ka nisur hetimi për të bërë fillimisht identifikimin e personit. Sipas policisë, rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik, është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu, dyshohet mashkull. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit....
Burimi: Top-Channel.tv