Gjendet një fëmijë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur prindërit

Gjendet një fëmijë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur prindërit

Ditën e sotme, më datë 30.04.2035, rreth orës 16:00, te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur rreth moshës 3-4 vjeç, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai mban të veshur një palë xhinse ngjyrë blu dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu. Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Burimi: Javanews.al