Gjendet një fëmijë i mitur në Tiranë, policia bën apel: Familjarët ose të afërmit të na kontaktojnë

Gjendet një fëmijë i mitur në Tiranë, policia bën apel: Familjarët ose të afërmit të na kontaktojnë

Një fëmijë rreth moshës 3-4 vjeç është gjetur mesditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Policia thotë se i mituri është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai mban të veshur një palë xhinkse ngjyrë blu dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu. Pas çaste pas njoftimit të parë, policia konfirmoi se i mituri iu dorëzua familjarëve, në gjendje të mirë shëndetësore. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv