Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gjendet në shtëpinë e vrasësit telefoni i Ilarias
Telefoni i Ilaria Sulës, shqiptares së vrarë në Itali tre javë më parë është gjetur në banesën e ish-të dashurit vrasës.Ka qenë vetë Mark Samson që e ka dhënë informacionin nëpërmjet avokatit të tij. Sipas mediave italiane, ai ka rrëfyer se e kishte fshehur në banesën ku e kishte ekzekutuar vajzën shqiptare. Fillimisht ish-dashuri filipinas kishte deklaruar se telefonin e kishte hedhur në një pusetë. Gjetja e aparatit telefonik konsiderohet si tejet i rëndësishëm për grupin hetimor për zbardhen e plotë të ngjarjes. Kjo pasi nga telefoni i Ilarias së deklaruar të zhdukur dërgoheshin mesazhe në adresë të babait të saj, ku shkruhej se ishte mirë dhe do të kthehej në Shqipëri pas një muaji.Pikërisht këto mesazhe jo vetëm ndaj familjarëve, por edhe të miqve...