Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjendet kallëp tritoli pranë një lokali në Kurbin
👁6737
Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit I. N., 52 vjeç, në qytetin e Kurbinit, u gjet një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse. Në momentin e gjetjes, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë dhe janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët kanë marrë masa për çaktivizimin e materialeve të dyshuara. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plotë të ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të këtij akti, i cili ngre shqetësime serioze për sigurinë publike.