Gjendet i vdekur 65-vjeçari në Vaun e Dejës. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Gjendet i vdekur 65-vjeçari në Vaun e Dejës. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Një 65-vjeçar është gjendur i vdekur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Policia e Shkodrës njofton se viktima është shtetasi Frrok Lleshi 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.