Gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar tek “Astiri”, detajet e para nga ngjarja

Gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar tek “Astiri”, detajet e para nga ngjarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij. Mësohet se viktima është shtetasi E.D., rreth 29 vjeç, i cili është konstatuar i pajetë nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte. Sipas burimeve paraprake, nga këqyrja e jashtme nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e vdekjes.
Burimi: Javanews.al