Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjendet i pajetë në banesë një person në Tiranë, ja çfarë dyshohet (Emri)
Mbrëmjen e kësaj të të diele, në rrugën “Ferdinand Paparisto”, shtetasi A. Gj. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë se në banesë ka konstatuar pa shenja jete babain e tij. I ati, shtetasi R. Gj., rreth 81 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.