Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Gjendet i pajetë brenda makinës 29-vjeçari në Tiranë
Një 29-vjeçar është gjetur pa jetë në parkimin e pallatit ku banonte, në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, trupi i të riut u gjet nga familjarët, brenda automjetit të tij. “Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç. Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv