Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gjendet i pajetë brenda automjetit të tij 29-vjeçari në Astir
Një 29-vjeçar është gjetur pa jetë pasditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë i riu u gjet nga familjarët brenda automjetit të tij, në parkimin e pallatit ku banonte Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për gjetjen e shkakut të vdekjes së 29-vjeçarit. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç. Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë...