Gjendet i pajetë 37-vjeçari, dyshohet se u mbyt në Shëngjin

Gjendet i pajetë 37-vjeçari, dyshohet se u mbyt në Shëngjin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel. Një 37-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të Portit të Shëngjinit. Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se 37-vjeçari është mbytur në det, pasi disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski. “Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi,. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski. Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi...
Burimi: Vizionplus.tv