Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjendet e pajetë një e moshuar në fshatin Lin të Pogradecit
👁11069
Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesë ditën e sotme në fshatin Lin. Sipas informacioneve, mësohet se e moshuara jetonte e vetme ndërsa dyshohet se mund të jetë rrëzuar nga shkallët dhe ka humbur jetën. Policia është në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat. Trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Pogradecit për të bërë ekspertizën mjeko ligjore. Pogradec/ Informacion paraprak Rreth orës 12:00, në fshatin Lin, Pogradec është gjetur në banesën e saj, nga fqinja pa shenja jete shtetasja N. Sh., rreth 70 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën si...