Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore
👁4038
Në Këln po bëhet evakuimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Arsyeja është zbulimi i tri bombave të pashpërthyera të hedhura nga forcat aleate 80 vjet më parë. Rreth 20,000 njerëz po detyrohen të largohen nga shtëpitë dhe bizneset e tyre, teksa po evakuohen edhe hotelet, një shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe një spital. Tri ura mbi lumin Rajn janë mbyllur dhe trafiku hekurudhor është ndalur ose devijuar, raporton “The Guardian”. Shumë shkolla, kopshte, muze dhe rrjeti i tramvajit, si dhe shtëpia e orkestrës filarmonike të qytetit, janë detyruar të mbyllen pasi të gjitha veprimet në...