
Gjenden 3 ton karburant afër Sazanit, i hodhi një skaf gjatë ndjekjes nga Policia
👁2030
Foto ilustruese GREQI- Tre ditë më parë, Policia kufitare është vendosur në ndjekje të një skafi të ardhur nga ishujt Fan të Greqisë. Dyshohet se skafi që qarkulloi në ujërat shqiptare, bënte linjën e trafikut të drogës Turqi-Greqi. Por nuk kanë arritur që ta ndalnin dhe skafi ka arritur që t'i shpëtojë Policisë. Gjatë kontrolleve pranë ishullit të Sazanit, Policia kufitare në bashkëpunim me Guardia di Finanzia, arritën të gjenin 30 shishe të mbushura me benzinë. Ka dyshime se benzina do të përdorej për të furnizuar skafin. Po ashtu, kontrolle janë zhvilluar në Karaburun dhe Sazan./ZËRI
Burimi:
zeri.ai