Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjekmarkaj: Votat nga Greqia, një grabitje e organizuar për PS-në, kutitë e mbushura nga e njëjta dorë
👁5800
Drejtuesi politik i qarkut Lezhë, Agron Gjekmarkaj, në një prononcim për media ka reaguar ashpër lidhur me mënyrën se si po trajtohet vota e shqiptarëve të diasporës, konkretisht ajo e ardhur nga Greqia për zgjedhjet e 11 majit. Ai e ka cilësuar këtë proces si një “grabitje të vetëdijshme”, duke theksuar se termi “masakër zgjedhore” është tashmë një përshkrim i butë për atë që realisht po ndodh. Sipas Gjekmarkajt, analizimi i kutive të votimit tregon qartë se ato janë mbyllur e plotësuar nga e njëjta dorë, me të njëjtin stil shkrimi dhe shenja, çka lë të kuptohet se votimi nuk...