Gjekmarkaj i bën ‘skanerin’ me satirë seancës parlamentare: Aq shumë i kishte munguar ajo lanete, Babo e priti Mamicën me lule e çokollata!
Nga Agron Gjekmarkaj Kronika bën inventarin, mbledh nektarin dhe shpërndan vrerin! Pa e marrë mirë veten nga largimi prej qeverisë të një personaliteti poliedrik si Pirro Dëngu, ecja e mendueshme e të cilit dhe vështrimi ndaj horizontit na lanë mbresa të pashlyeshme, si gjëmë na këputi dëbimi i Lameqyqes dhe çmeritja e tij! Thonë që Etilda atje në konak të Kryeministrisë çorri faqet, por shpejt kishte mbledhur veten e i kishte bërë një kafe pa sheqer që të shtrëngonte midenë e mos të zalisej në divanin e Babos sa të mbaronte xhirimi i agjitpropit! Ministri i ri i Rendit, Demir Demo, ia di kimene ta pësosh nga krimi i organizuar, ndaj do i bëjë luftë të madhe atij! Gojët e liga, që u shofshin e...
Burimi:
javanews.al