Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjashtë kilogramë kokainë e heroinë dhe një laborator për përpunimin e saj, arrestohet 49-vjeçari shqiptar
Agjentët e Policisë së Shtetit në Milano, nën koordinimin e Prokurorisë së Monzës, kanë arrestuar një shtetas shqiptar 49-vjeç, i cili fshihte mbi gjashtë kilogramë kokainë dhe heroinë. Hetimi nga Njësia Hetimore e Policisë së Milanos nisi pas një sinjalizimi anonim për lëvizje të dyshimta pranë një ndërtese në Cologno Monzese (Milano). Policia kontrolloi 49-vjeçarin dhe i gjeti 30 gramë kokainë si dhe substanca për përzierjen e lëndëve narkotike. Ai kishte në posedim edhe çelësat e një apartamenti, i cili u bastis nga policia dhe brenda u zbulua një laborator për përgatitjen e drogës. Gjatë operacionit u sekuestruan mbi katër...