Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Gjarpër me dy koka, me sy xhami, duke mbajtur një medaljon me imazhin e Dianës, rreth shekullit I të erës sonë
Jahja Drancolli Gjarpër me dy koka, me sy xhami, duke mbajtur një medaljon me imazhin e Dianës, rreth shekullit I të erës sonë. Vendi i origjinës Pompei, Itali! Pjesa e madhe e studiuesve që merrën me qytetërimet e hershme, arritën të kuptojnë se emri “Ilir” në origjinal do të thotë – gjarpër! Gjarpëri, zë një vend të spikatur në mitologjinë ilire-arbërore-shqiptare: konsiderohet si simbol tradicional i shërimit (mjekësisë), si dhe pjellorisë dhe i mishërimit të perëndisë së diellit. Ai përmendet edhe në mitin grek, i cili emëron mbretin fenikas Kadmus si themelues të Ilirisë. Historia tregimtare pohon se, pasi që Zeusi kishte rrëmbyer motrën e tij Europa, Kadmusi u zotua ta shpëtonte atë. Megjithatë, pas një kërkimi të gjatë dhe të kotë, ai hoqi dorë...