‘Gjak për gjak’/ Vrasja e shqiptarit gjatë grabitjes në Itali, mesazhet e forta në rrjetet sociale!

‘Gjak për gjak’/ Vrasja e shqiptarit gjatë grabitjes në Itali, mesazhet e forta në rrjetet sociale!

‘Gjak për gjak’. Kjo frazë është kthyer në një thirrje të përsëritur në rrjetin social TikTok, pas vrasjes së të riut shqiptar Rivaldo Rusi, 25 vjeç, që humbi jetën në Foria të Centola-s, në 22 qershor 2025 në rajonin e Cilentos në Itali, gjatë një tentative për vjedhje. Mesazhet e publikuara nga të afërm të tij shqiptarë, të mbushura me urrejtje dhe kërkesa për hakmarrje, kanë alarmuar autoritetet italiane. Hetuesit kanë vënë nën mbikëqyrje rrjetet sociale, pasi nuk përjashtohet mundësia e ndonjë akti represiv ndaj autorëve të përfshirë në ngjarje. Situata është tensionuar edhe më shumë natën pas transferimit të...