Gjadri, shpenzim 114 mijë euro në ditë/ Marrëveshja për emigrantët, raporti: Model jashtëzakonisht i kushtueshëm për Italinë

Gjadri, shpenzim 114 mijë euro në ditë/ Marrëveshja për emigrantët, raporti: Model jashtëzakonisht i kushtueshëm për Italinë

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për ndërtimin e qendrave të ndalimit për emigrantët po i kushton shumë vendit fqinj. Sipas një raporti të publikuar nga ActionAid dhe Universiteti i Barit, ky model është “jashtëzakonisht i kushtueshëm, i padobishëm dhe çnjerëzor”. Sipas raportit, qendrat në Shëngjin dhe Gjadër, të hapura në tetor 2024, kanë konsumuar miliona euro fonde publike të Italisë. Vetëm për ndërtimin e qendrës në Gjadër janë shpenzuar 74.2 milionë euro, me një kosto prej 153 mijë eurosh për çdo shtrat. Ndërkohë, një qendër e ngjashme në Itali ka kushtuar vetëm 21 mijë euro për shtrat. Në...