Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Giuntoli drejt largimit nga Juventusi, në dy vite ka afruar 20 lojtarë. Ja lista e plotë
Juventusi ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin me Cristiano Giuntolin, pas dy vitesh pune me ish-drejtuesin e Napolit. Në total janë 20 lojtarë të afruar zyrtarisht nga Giuntoli, megjithëse dy prej tyre ishin tashmë të lidhur me detyrim blerjeje të përcaktuarnga drejtuesit e mëparshëm. Lojtari më i shtrenjtë ka qenë Teun Koopmeiners, i marrë verën e kaluar nga Atalanta për pothuajse 60 milionë euro. Ja lista e plotë, e ndarë sipas merkatos: JUVENTUS 2023/24 – BLERJET E VERËS Manuel Locatelli nga Sassuolo (blerje e detyruar) – 36 milionë euro Moise Kean nga Evertoni (blerje e detyruar) – 30 milionë euro Timothy Weah...