Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Giro d’Italia”, zhvendosen makinat që pengojnë garën/Dërgohen te rruga e Farkës
👁7061
Policia Rrugore e Tiranës ka nisur procesin e zhvendosjes së automjeteve të parkuara në mënyrë të gabuar, për një kohë të gjatë, në rrugët e njoftuara zyrtarisht si të bllokuara për garën “Giro d’Italia”. Ky ndryshim vjen në kuadër të masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit, për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar, si dhe për garantimin e sigurisë publike gjatë etapës që do të zhvillohet ky aktivitet në Tiranë. Automjetet do të largohen me mjet ngritës (karrotrec) dhe do të çohen në një hapësirë të dedikuar, në rrugën e vjetër të Farkës, ku pronarët mund t’i tërheqin pas...