“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!
Familja e Giorgos Mazonakis kërkon të zbardhen rrethanat që çuan në vdekjen e këngëtarit, ndërsa nëna e tij ka bërë publikisht një apel për drejtësi. Në një prononcim për televizionin grek “Alpha”, Cleo Mazonaki foli për dhimbjen e madhe pas humbjes së të birit dhe kërkoi një hetim të plotë të rastit. “Kërkoj drejtësi për kujtimin e fëmijës tim, Giorgos -it tim të dashur”, u shpreh ajo. Edhe motra e këngëtarit, Maria Mazonaki, reagoi publikisht përmes emisionit “Proino”, ku foli me tone të forta për mënyrën se si, sipas saj, ishte trajtuar vëllai i saj para vdekjes. “Si duhet të ndihemi? Të gjithë jemi të indinjuar. Humbja e tij e padrejtë na dhemb. Jam shumë e zemëruar. Giorgos u vra”, deklaroi Maria. Ajo ngriti pikëpyetje mbi...
Burimi:
javanews.al