Zyrtare/ Chelsea transferon talentin e Barcelonës
Marc Guiu është zyrtarisht lojtari më i ri i Chelsea-t.
Klubi londinez ka njoftuar pasditen e të hënës edhe zyrtarizimin e talentit spanjoll, me 18-vjeçarin që vjen nga Barcelona.
“Chelsea është i kënaqur të njoftojë blerjen e sulmuesit Marc Guiu nga FC Barcelona. Spanjolli ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me blutë, e cila përfshin një opsion të mëtejshëm për një vit dhe do t’i bashkohet skuadrës përgatitjet e para-sezonit” – shkruan Chelsea.
Ndërkohë, Marc Guiu u shpreh shumë i lumtur për këtë transferim, duke theksuar se ëndrra e tij ka qenë të luaj në Premier League.
“Është një gëzim i jashtëzakonshëm për mua, jam shumë i emocionuar. Që kur isha i vogël, ëndrra ime ishte të luaja në Premier League. Tani jam këtu, kam luftuar shumë për këtë ëndërr dhe do të punoj sa më shumë që të jem i suksesshëm për klubin”- tha 18-vjeçari.
Gjithashtu nga Spanja është raportuar se lojtari kishte marrë ofertën e “katalanasve” për të rinovuar kontratën me një pagë prej dy milionë eruosh bruto në vit për katër sezonet e ardhshme, por ai preferoi të shkonte në Angli te Chelsea, me londinezët të cilët shpenzuan 6 milionë euro për këtë transferim.
Marc Guiu është një produkt i Barcelona-s, teksa me ekipin e parë sezonin e kaluar zhvilloi shtatë ndeshje dhe realizoi dy gola.
Burimi